
Një magazinë me materiale ndërtimi është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme pranë mbikalimit të Kamzës.
Policia bën të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 12:30, në magazinën në pronësi të shtetasit me iniciale F. Ç.
Shërbimet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)