
Gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale, për paketën e rezistencës, kryeministri Rama u ndal në një “fake news” sipas tij, që ka të bëjë me një abazhur floriri në zyrën e tij dhe që ka kushtuar mijëra euro.
Rama deklaroi se abazhuri për të cilën flitet ka qenë pjesë e Kryeministrisë që në kohën e italianëve.
“Papritur abazhuri im del në sfondin e luftës si shpenzim i çmendur prej floriri blerë nga unë. Del tani abazhuri këtu si një provë e faktit që ky këtu, është i shkëputur nga realiteti, dhe e ka mendjen tek luksi, unë luks, sa që ka blerë një abazhur floriri. Ky abazhuri këtu i sjellë nga italianët. Kur morëm godinën. Është më i shtrenjtë se sa çmimi që ka dalë sepse është një objekt jashtëzakonisht i çmuar. Ky abazhur ka qëndruar mbi kokat e të gjithë kryeministrat e tjerë, siç është një syresh non-grata, që duan ta bëjnë Shqipërinë një non-grata në sytë e ndërkombëtare. Së bashku me një non-grata të pashpallur që nuk duan t’ia dinë për vendin tonë”, tha Rama. (A2 Televizion)