Mbështeti Bashën, anëtarët e degës 8 protestojnë kundër kryetarit Seferi

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 13:41 | Politikë
Mbështeti Bashën, anëtarët e degës 8 protestojnë

Një grup anëtarësh të degës 8 të Partisë Demokratike në Tiranë protestuan para selisë blu kundër qëndrimit të kryetarit të kësaj dege, Pëllumb Seferi, në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve.

Seferi mbajti një qëndrim pro kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke i hequr atij përgjegjësinë për situatën në të cilën ndodhet PD.-ja Protestuesit që janë parë të marrin pjesë në aktivitetet e thirrura nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, gjithashtu kundërshtuan idenë e kryetarit të degës 8 që Basha ka mbështetjen e bazës së gjerë të partisë. Mes të tjerash, ata kërkuan largimin e kryetarit dhe hapjen e një procesi zgjedhor brenda partisë.

“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi dhe ne aksionerë të mandateve të tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dyja palët. Për këtë, duhet të ketë vullnet nga të dyja palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish-drejtuesve të partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. Por aty duhet të prevalojë qasja jonë euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit”, citohet të ketë thënë Seferoi një ditë më parë në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve të PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos