
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.
Në seancën e mëparshme, qeveria parashtroi kërkesën e Entit të Energjisë duke i ndarë konsumatorët në 5 grupe, në varësi të konsumit.
Deri në 600 kw/orë qeveria do të kompensojë rritjen e çmimit, por mbi të, konsumatorët do të duhet ta paguajnë vetë. Kjo masë pritet të shkaktojë debate mes opozitës dhe qeverisë. (A2 Televizion)