Vurmo: Paketa e mbështetjes rajonale e BE mund të jetë edhe në këmbim të mos anëtarësimit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 23:13 | Politikë
Vurmo: Paketa e mbështetjes rajonale e BE mund të jetë edhe

Paketa e mbështetjes rajonale nga BE që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, mund të ketë edhe risk, nëse kjo është në këmbim të mos anëtarësimit në BE. Këtë dyshim ngriti në në Absolut 4 politologu Gjergji Vurmo.

“Plani i mbështetjes rajonale të integrimit nëpërmjet paketës që Varhelyi iu referua në tetor për zhvillimin ekonomik dhe investimeve në rajon, ka edhe një risk lidhur me këtë qasje, nëse Be në një perspektivë afatgjatë mendon se kjo qasje apo paketë do të jetë një lloj shkëmbimi për mos anëtarësimin e rajonit atëherë them se mund të jetë një lajm i keq për rajonin”.  

Sipas Vurmos BE ende nuk e ka kuptuar thelbësisht rajonin lidhur me mendësinë dhe nuk mund të këkrojë zgjidhjen e të gjitha konflikteve.

“Unë mendoj se BE ende nuk e ka kuptuar thelbësisht rajonin. Janë ca turqizma që na kanë mbetur në kokë dhe ne vazhdojmë të mbetemi peng i asaj mendësie dhe kjo është ajo që BE nuk e ka kuptuar kur kërkon që ne të zgjidhim të gjitha konfliktet e mundshme. Ne kemi konflikte se historia jonë është e tillë dhe BE të na sjellë ne të gjithëve në një varkë dhe t’i drejtohemi si anëtarë dhe brenda kësaj varke ne do vazhdojmë të zihemi dhe këto nuk mund të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë”.

Ndërkohë sa i takon miratimit të Holandës, Gledis Gjipali theksoi se kjo erdhi për shkak të reformave të Shqipërisë, por edhe për shkak të politikës së tyre të brendshme.

“Vlerësimi që i bëhet Shqipërisë dhe pas dy vjetësh pas rekomandimit të KE që vlerësonte plotësimin e kushteve kemi bindjen e Holandës, vetë koha që ka kaluar është një faktor pozitiv, si plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe lufta kundër krimit e korrupsionit që janë procese në vazhdimësi besoj që janë mjaftueshëm, kemi një qeveri të re në Holandë dhe ka relaksim të politikës së brendshme, që i sheh me kujdes këto çështje të zgjerimit jo vetëm me Shqipërinë, kështu ka qenë edhe me Serbinë e Kroacinë dhe do të përsëritet në të ardhmen”.

Për reagimet pozitive nga Franca, Gjipali nuk beson që do të ketë bllokim por thotë se nuk ka as garanci.

“Mendoj që Franca pati reagimi pozitive dhe tashmë jemi gati të ecim me procesin, nuk besoj që do kemi bllokim por as garanci të procesit. Kjo është vetëm një fazë. Ky është një proces që ne i afrohemi BE dhe kërkesat rriten”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos