Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 11:52 | Kronikë
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Një person ka mbetur i plagosur me mjete të forta rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, ndërsa ka pasur të shtëna edhe me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur "Nënstacioni i Radhimës",  ku dyshohet se si pasojë e një konflikti, ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin. Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos