Sfidat për Mallakastrën, banorët lëngojnë mbylljen e uzinës së naftës, të rinjtë ikin

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 21:49 | Politikë
Sfidat për Mallakastrën, banorët lëngojnë mbylljen e

Mallakastra njihet si zonë ku janë përqendruar bujqësia, blegtoria, por deri vonë vend të rëndësishëm zinte edhe Rafineria e Përpunimit të Thellë të Naftës, ku shumë banorë siguronin jetesën, derisa uzina u mbyll në vitin 2019.

Kjo situatë mbahet mend mirë nga banorët e Ballshit, të cilët thonë se tashmë në qytet kanë mbetur vetëm të moshuar, pasi të rinjtë janë larguar duke mos pasur asnjë mundësi punësimi.

Shumë prej banorëve nuk kanë dëshirë të flasin për ndërrimin e pushtetarëve vendorë, ndërsa të tjerë shpresojnë se gjërat mund të ndryshojnë.

Përballë asaj që shprehin banorët e Ballshit janë kandidatët, të cilët kanë vizionin e tyre për të qeverisur. Qerim Ismalaj, i PS, që synon një mandat të dytë, ka si objektiv vijim e punëve të nisura.

Edhe kandidati i PD, Agron Kapllanaj, i cili e ka drejtuar këtë bashki në vitet 2015-2019, e ka një plan për kultivuesit e ullirit dhe të rinjtë që duan të bëjnë biznes në mënyrë që të mos largohen.

Resmi Shanaj, i cili është dhe kandidati i tretë për Mallakastrën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka gjithashtu qasjen e tij për bujqësinë.

Kujt do t’i besojnë qytetarët? Qerim Ismailaj thotë se e ka sprovuar veten. Ndërsa lidhur me vendim gjyqësor për dënimin e tij për fshehje të dënimit në Greqi, ai e sheh një përdorim politik nga ana e kundërshtarëve.

E teksa, socialisti Ismailaj ka këtë betejë, demokratët kanë luftën e tyre të brendshme. Këtë herë si kurrë më parë, Partia Demokratike ndahet edhe mes vetes duke kërkuar mbështetjen nga i njëjti elektorat.

Situatat politike ndryshojnë, ndërsa ajo që mbetet në qytetet e fshatrat e Shqipërisë, janë kërkesat e përhershme, për ujë të pijshëm, rrugë, shkolla, kopshte, spitale dhe punësim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos