“Shkarkimi i Metës”, Gjokutaj: Presidenti nuk tejkalon kompetencat duke shprehur një opinion

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 20:37 | Politikë
“Shkarkimi i Metës”, Gjokutaj: Presidenti nuk tejkalon

Presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat duke shprehur një opinion. Këtë arsyetim ligjor dha në studion e Debatit me Alba Alishanin, avokati Genc Gjokutaj. Në këndvështrimin e tij, Gjokutaj theksoi se nuk tejkalohet kompetenca duke shprehur një opinion, por kur në veprimtarinë ligjore dhe firmosjen e dekreteve del nga suaza e presidentit.

“Absolutisht nuk tejkalohet kompetencat duke shprehur një opinion, por kur në veprimtarinë ligjore e firmosjen e dekreteve del nga suaza e presidentit, shprehesh qartësisht politikisht. Gjëra që ky komision politik nuk i ka ngritur dhe nga ana tjetër na servir në Gjykatën Kushtetuese për të krijuar një precedent që do të jetë më i gabuari. Pa çështje ti të ngresh vendim dhe të ndalosh presidentin të thotë një mendim të jetës politike shqiptare”.

https://a2news.com/2022/02/07/dervishi-mbi-aktivizimin-e-metes-presidenti-ndjen-se-vendimi-i-kushtetueses-mund-te-jete-kunder-tij/

Për Gjokutajn, ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit është vullnet politik i mazhorancës, por shkelja e presidentit duhet të jetë e materializuar në akte. Sipas tij vendimi i pritshëm pas 30 ditësh i Gjykatës Kushtetuese ka rëndësi sepse do të krijojë një precedent për mënyrën sesi shkarkohet një president.

“Kushtetuta bazohet në krimin e rëndë dhe shkeljen e rëndë. Merr rëndësi se ky vendim do të shtrojë një trase për mënyrën sesi shkarkohet një president për formën sesi shkarkohet dhe lëndën përse shkarkohet. Mungesa e precedentit e vështirëson rastin, sa i përket shkeljes së rëndë do argumentim shterues nga ana e gjykatës. Shkelja e presidentit duhet të jetë e materializuar në akte. Për shembull shkelje e rëndë është nëse ka cenuar tërësinë territoriale apo lirinë e zgjedhjeve”.

Gjokutaj e justifikon reagimin e presidentit me arsyetimin se në mungesë të opozitës është munduar të mbajë ekuilibrin ligjor dhe të shprehë opinionin e tij.

“Presidenti para se të jetë president është shtetas, si president i takon e drejta të shprehet me rezervat që ka ndaj pushtetit e opozitës. Presidenti mund të zgjidhte një rrugë tjetër që të mos fliste dhe këtu mund të mos shkarkohej se nuk ka folur. Mungesa e opozitës e ka shtyrë presidentin për të këmbëngulur. Ka kthyer ligjet se në 90% të rasteve mazhoranca as ka denjuar ta lexojë. Presidenti në mungesë të opozitës është munduar të mbajë ekuilibrin ligjor. Më i rëndë është akti që të bëhet me njërën palë sesa të jetë mbi palët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos