Regjistrimi i “Shtëpisë së Lirisë”, KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 10:15 | Politikë
Regjistrimi i “Shtëpisë së Lirisë”, KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë, këtë të hënë, kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi anulimin e regjistrimit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

PD-ja kërkoi anulimin e regjistrimit për përfshirjen në këtë koalicion së bashku me LSI-në e PD-në edhe të Komisionit të Rithemelimit, i cili sipas PD-së zyrtare nuk është subjekt politik.

https://a2news.com/2022/02/05/kandidatet-e-rithemelimit-ne-koalicionin-shtepia-e-lirise-pd-ankimon-vendimin-e-celibashit/

PD-ja thotë gjithashtu se një tjetër shkak që duhet të sjellë rrëzimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror për të regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhje është fakti se kandidatët e këtij koalicioni zhvillojnë takime me logon dhe emrin e Partisë Demokratike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk futi në listën e anëtarëve të këtij koalicioni Komisionin e Rithemelimit.

Vendimi

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtuan elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 02, datë 05.02.2022 me objekt, “Shfuqizimi i vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjsitrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, (Sh-L), për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos