Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 08:14 | Politikë
Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet, mëngjesin e së hënës, për të tretën herë për të vijuar shqyrtimin e vendimit të parlamentit që kërkon shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament, para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor.

Pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre, për të cilat juristët e Presidencës kërkuan 48 orë kohë për përgjigjet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/04/meta-ne-a2-cnn-zero-shqetesim-per-ceshtjen-ne-kushtetuese-kane-tre-vite-me-hetime-dhe-procese-farse/
https://a2news.com/2022/02/03/72-pyetje-per-presidentin-meta-mesazh-kushtetueses-ne-detyre-deri-ne-24korrik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos