Super Liga e Europës humb "shpikësit e futbollit", tërhiqen të gjitha skuadrat angleze

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 00:13 | Futboll
Super Liga e Europës humb "shpikësit e futbollit",

Projekti ambicioz i klubeve elitarë të kontinentit po zhbëhet me shpejtësi. Sipas BBC, të gjitha skuadrat angleze do të tërhiqen nga Super Liga Europiane zyrtarisht.

Fillimisht 2 anglezet e para që bënë "prapakthehu" ishin Chelsea dhe Manchester City, ndërsa Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham të gjitha lëshuan deklarata ku njoftonin nisjen e procedurave për tërheqjen nga projekti.

Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid gjithashtu do të tërhiqet, ndërsa Barcelona ia ka lënë në dorë vendimin ortakëve të saj.

Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë në formatin e ri mbeten vetëm Real Madrid, dhe 3 skuadrat italiane, Juventus, Milan dhe Inter.

Kompeticioni i ri i shpallur të dielën në mbrëmje u kritikua gjerësisht ndërsa klubet nismëtare u kërcënuan nga UEFA dhe FIFA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos