
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, në një mobileri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë që ishte në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë. Sipas Policisë, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)