
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Thanasaj të Lushnjes.
Policia bën të ditur se një 17-vjeçare dyshohet se është rrëzuar nga pema dhe është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës, më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)