Nga njëri kryeqytet te tjetri, Gentian Muça prezantohet te skuadra e re

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 16:39 | Futboll
Nga njëri kryeqytet te tjetri, Gentian Muça prezantohet te skuadra e

Ish-kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar nga klubi nga Kosova me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është postuar edhe një foto e mbrojtësit me bluzën e Prishtinës, si edhe fjalët e tij të para për këtë aventurë larg bardhebluve.

“Janë lëvizje që e pasojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, te Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re”.

“Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh”.

“Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu, Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës”.

“Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm te pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marrë shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”, është shprehur Muça për aventurën e tij në një tjetër kryeqytet shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos