Lëvizje të bujshme në Superiore, Bregu kalon te Teuta, Musta te Laçi

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 20:56 | Futboll
Lëvizje të bujshme në Superiore, Bregu kalon te Teuta, Musta te

Fundi i kësaj merkatoje ka sjellë lëvizje të bujshme në Kategorinë Superiore, e cila ende nuk ka nisur.

Teuta ka bërë goditjen e madhe, duke transferuar Dajvi Bregun nga skuadra e Skënderbeut, për të cilin u fol shumë se do të transferohej jashtë vendit. Në fund, sulmuesi nga Vlora zgjodhi skuadrën durrsake për të vazhduar karrierën e tij. Me këtë përforcim, Teuta bëhet një skuadër e denjë për të rivalizuar për titull këtë sezon.

Ndërkohë, pas largimit nga Kukësi, Musta ka firmosur me skuadrën e Laçit. Më herët, edhe mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça zyrtarizoi transferimin te skuadra e Prishtinës në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos