Young Boys-Tirana, gjykon një rus që pëlqen muzikën dhe lojën e fortë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 16:36 | Futboll
Young Boys-Tirana, gjykon një rus që pëlqen muzikën dhe

Një rus që kohën e lirë e kalon duke dëgjuar apo duke qenë pjesë e koncerteve të muzikës metal. Është ky arbitri kryesor që do të gjykojë sfidën që vlen për biletën e grupeve në Europa League mes Young Boys dhe Tiranës.

Sergei Karasev ka bërë përshtypje kur ka folur për hobin e tij në një prej mediave ruse. 41-vjeçari ka zbuluar se pasioni i tij më i madh është rryma e metalit dhe Slayer është banda e tij e preferuar.

Karasev është gjyqtar i FIFA-s prej vitit 2010. Ai arriti kulmin 4 vite më vonë, në momentin që u përzgjodh për të arbitruar në Botërorin e vitit 2014, duke nisur nga ndeshja mes Skocisë dhe Maqedonisë. Më tej ai ka vijuar të arbitrojë në nivele të larta, si Euro 2016, me ndeshjen Islandë-Hungari apo Rumani-Zvicër të mbyllura në barazim 1-1.

Karasev i janë besuar shpesh ndeshje në Champions League, ku më e fundit është ajo e sezonit të kaluar mes Slavia Praga-Dortmund.

Sergei Karasev është një arbitër që lejon lojën e fortë dhe nuk kursehet kur vjen puna te kartonët teksa me një mesatare, akordon rreth 4 kartonë për ndeshje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos