10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 10:10 | Aktualitet

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre ishin zjarri në Arbanë, Selitë, Zall Herr mes reparteve dhe në Brar, pranë Shkallës së Tujanit, në të cilat është ndërhyrë edhe nga ajri.

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona

A2 CNN mëson se aktiv për momentin është zjarri në Zall Herr, ndërsa të tjerët janë drejt normalizimit të situatës.

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona

Mësohet se policia ka proceduar 2 persona, mes tyre një 32-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, të cilat janë gjetur pranë vatrave të zjarrit. Për ta ka nisur hetim jo për zjarrvënie të qëllimshme, por nga pakujdesia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos