Farmacisti Gjergj Lushi, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, deklaroi se ka shumë fëmijë që i shprehin frikëra të ndryshme që i vijnë nga kompjuterat.
“Fëmijët më vijnë këtu dhe më thonë: “Xhaxhi, unë kam frikë”. Frikërat e tyre janë nga kompjuterat sepse jetojnë jetën e dikujt që nuk ekziston. Rinia jeton jetën e blogerëve, që është ndryshe nga përditshmëria normale. Kur sheh diçka më tepër nga ajo që ne kemi, krijon ankth”, deklaroi Lushi.
“Në farmaci më vijnë mesatarisht 10 veta në ditë që duan ilaçe për ankthin pa recetë. Thonë që po dridhen se kanë pirë një kafe. Ose i dhemb barku para provimit. Ai është atak paniku. Unë qesh me ata, i bëj pak muhabet, i mas tensionin që ta qetësoj dhe largohet. Unë sugjeroj dy orë sport në ditë, qoftë edhe ecje pak e shpejtë”, shtoi farmacisti.
Sipas tij, magnezi ndihmon në uljen e nivelit të stresit. (A2 Televizion)