Konfiskohet pallati në Vlorë, Bici: I kalon në përdorim shtetit, fat i ngjashëm për ata që shkelin lejet e ndërtimit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 12:38 | Aktualitet

Konfiskohet pallati në Vlorë, Bici: I kalon në përdorim

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë fjalën e drejtoreshës së IKMT-së, Dallëndyshe Bici, nga ambientet e një pallati në ndërtim në qytetin e Vlorës, për të cilin më herët shefi i qeverisë kishte njoftuar se do të konfiskohej.

Paralajmërimin e Ramës e konfirmon Bici, e cila tha se pallati në fjalë do t’i kalojë shtetit për t’u përdorur në funksion të interesit publik. Drejtoresha e IKMT gjithashtu nënvizoi se fatin e ngjashëm do ta kenë edhe objekte të tjera, të ndërtuara në shkelje të ligjit në mbarë territorin e vendit.

“Në vazhdën e kontrolleve, ashtu siç ka ndodhur edhe me objekte të tjera më parë, ky objekt do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit për interes publik. Jam këtu për t’ju bërë me dije se të njëjtin fat do të kenë të gjitha ato objekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik dhe pronën e përbashkët. IKMT do të vijojë punën në të gjithë territorin e Shqipërisë për të inspektuar objektet me apo pa leje ndërtimi, me qëllimin që të garantojmë respektimin e ligjit, sigurinë e komunitetit dhe interesin publik”, shprehet Bici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos