Vera nuk do të ikë! Plazh edhe në shtator, Vlora mbushet me turistë

Nga Edi Ruçi
14 Shtator 2025, 14:25 | Aktualitet

Ditët e mes shtatorit po shfrytëzohen maksimalisht nga pushuesit, vendas apo të huaj, të cilët e shohin si periudhën më të favorshme për plazh, jo vetëm për shkak të klimës, por edhe të çmimeve.

"Vij nga Gjermania. Është hera ime e parë që vizitojë Vlorën dhe Shqipërinë. E bëmë këtë zgjedhje pasi dëgjuam për Vlorën si një destinacion turistik, me natyrë shumë të bukur, me çmime më të lira krahasuar me vende të tjera që mund të vizitonim, kështu që në vendosëm të vinim. Ne do të qëndrojmë për gjashtë ditë dhe më pas do të kthehemi në Gjermani pasi duhet të punojmë", shprehet për A2 CNN një turiste.

"Kam dy ditë që kam ardhur së bashku me familjen time, me bashkëshorten, me motrën time, me dy vajzat dhe djalin tim. Unë jam nga Ukraina por jetojë tashmë në Gjermani prej dy vitesh”, thotë një turist.

Banorët e qytetit po e shijojnë gjithashtu shtatorin e ngrohtë, por shqetësimet për menaxhimin e sezonit nuk i kursejnë, aq më shumë për pastërtinë.

Sezoni turistik edhe në muajin shtator vijon të sjellë përfitime edhe për strukturat hoteliere apo njësitë e shërbimit si baret dhe restorantet, të cilat po i gëzohen motit të ngrohtë dhe turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos