Koçiu mbledh strukturat për monopatinat: Kufi moshe dhe rregulla të reja për përdoruesit. Kush i shkel, gjobitet

Nga Igli Çelmeta
24 Tetor 2025, 12:43 | Aktualitet

Koçiu mbledh strukturat për monopatinat: Kufi moshe dhe rregulla

Burime për A2CNN bëjnë me dije se në takimin që zhvilloi ditën e stome ministrja Koçiu për monopatinat morën pjesë përfaqësues nga Policia e Shtetit, ARRSH, DPSHTRR, Bashkia dhe ekspertë të fushës.

Në takim është diskutuar lidhur më rregullat që do të vendosen për përdorimin e monopatinave. Pritet të ndërhyhet në Kodin Rrugor për t'u vendosur edhe rregullat për përdorimin e monopative.

A2 CNN raporton se do të vendoset kufiri i moshës për përdoruesit, rregulla ku përdoruesit duhet të mbajnë kaskë mbrojtëse, mjetet e monopatinave do të regjistrohen, kush shkel rregullat do të gjobitet.

Brenda disa ditësh pritet të dalë në publik edhe drafti me rregullat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos