Dëbora përfshin juglindjen e vendit, temperaturat disa gradë nën zero

Nga Artin Halili
2 Janar 2026, 12:55 | Aktualitet

Dëbora përfshin juglindjen e vendit, temperaturat disa gradë

Fillimi i janarit ka sjellë edhe rinisjen e reshjeve të dëborës në juglindje të vendit. A2 CNN raporton se dëborë ka në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ndërsa nga reshjet është përfshirë dhe zona e Mokrës dhe rruga Qukës - Qafë Plloçë.

Temperaturat ditën e sotme në juglindje të vendit shënojnë deri në -7 gradë celsius

Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në terren duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar, uljen e shpejtësisë dhe pajisjen me goma dimërore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos