Duan paga dinjitoze, naftëtarët e Bankers futen në grevë urie

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
15 Tetor 2025, 11:55 | Aktualitet

Pas disa protestave paralajmëruese, Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka përshkallëzuar reagimin ndaj kërkesave kryesore të naftëtarëve të kompanisë Bankers Petroleum, të cilët kërkojnë paga dhe trajtim më dinjitoz nga administratorët e kompanisë së nxjerrjes së naftës.

Për realizimin e kërkesave të tyre ekonomike, 10 anëtarë të këshillit sindikal kanë vendosur të futen në grevë urie, grevë e cila që nga nesër mund të përfshijë edhe punonjës të tjerë, shkruan A2 CNN.

Përveç kërkesave ekonomike, naftëtarët kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos