Miqësorja Shqipëri-Jordani, Policia: Ja rrugët që do të bllokohen

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 12:15 | Aktualitet

Miqësorja Shqipëri-Jordani, Policia: Ja rrugët që do të

Policia e Tiranës ka njoftuar se për mbarëvajtjen e miqësores Shqipëri-Jordani, e cila luhet sot në orën 19:00, do të bllokohen disa rrugë.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

• Rrugën “Dervish Hima”;

• Rrugën “Gjergj Filipi”;

• Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

• Rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse. Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë”, tha policia.

Ndeshja luhet në orën 19:00 dhe vjen pas fitores historike 1-0 në Serbi, të shtunën e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos