Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, vitet e fundit, është ndër institucionet që ndërhyn gjithnjë e më shpesh në rastet e fatkeqësive natyrore, dhe natyrisht edhe në rastet e zjarreve gjatë periudhave të verës.
Ndërsa fatkeqësitë natyrore nuk varen nga dora e njeriut, mënyra e reagimit në kohë nga secili person që mund të ndodhet pranë ngjarjes luan një rol të madh në minimizimin e pasojave, shkruan A2 CNN.
Për këtë arsye, emergjencat civile, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Bashkinë e Elbasanit, kanë organizuar një fushatë informuese me qytetarët mbi mënyrën se si duhet të veprojnë në raste emergjencash të ndryshme.
Gjithashtu, reparti i zjarrfikësve realizoi një demonstrim të një rasti zjarri në një nga gjimnazet e qytetit, ku protagonistë në reagim ishin edhe vetë mësuesit dhe nxënësit. (A2 Televizion)