E ngarkuara me Punë e SHBA takim me kryetaren e KLP, zbardhen temat e diskutimit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 16:07 | Aktualitet

E ngarkuara me Punë e SHBA takim me kryetaren e KLP, zbardhen temat e

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, është takuar dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.

Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA-së bën të ditur se në fokus të këtij takimi ishte diskutimi i ngjarjeve të rëndësishme që do të zhvillohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shkruan A2 CNN.

Po ashtu në njoftim thuhet se “integriteti i procesit për zgjedhjen e Drejtuesit të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”.

Njoftimi i Ambasadës së Tiranës:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që  do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Drejtuesit të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos