Të lënë në harresë, makinat në përrua, banorët rrezikojnë në urën e varur

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 17:05 | Aktualitet

Të lënë në harresë, makinat në përrua,

Kjo është rruga e vetme nëse mund të quhet e tillë që lidh të paktën 300 banorë të fshatit Bardhaj dhe tre fshatrave të tjerë në bashkinë e Kuçovës.

Kalimi në drejtim të këtyre fshatrave varet nga niveli i ujit që ka përroi që kalon aty pranë.

Kur ka ujë pak, mund të kalojnë edhe autoambulancat. Por edhe për banorët që ecin në këmbë kushtet nuk janë më të mira.

Kjo është ura që dhjetëra banorë fëmijë dhe të moshuar duhet të kalojnë çdo ditë në këmbë.

Derisa të ketë një ndërhyrje konkrete, banorët e Bardhajt do të vazhdojnë çdo ditë të përballen me pasiguri, baltë dhe rrezik. Ura që duhet t’i lidhte me pjesën tjetër të zonës vazhdon të mbetet simbol i neglizhencës shtetërore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos