“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 08:49 | Aktualitet

“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në

Fëmijët shqiptarë që shkojnë ilegalisht në Angli, përfundojnë në shtëpi bari. Alarmi u dha në Dita Jonë në A2 CNN nga avokati shqiptar në Britaninë e Madhe Naim Hasani, sipas të cilit, një pjesë e tyre rekrutohen që në Shqipëri nga grupet kriminale, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të mos mbështetjes dhe refuzimit të letrave të azilit.

“Një pjesë e këtyre fëmijëve mund të kenë ardhur të drejtuar nga kriminelë që operojnë në Britani sidomos në shtëpi bari. Ata ose kanë ardhur direkt nga Shqipëria për t’u rekrutuar në këtë industri kriminale,  ose gjatë kohës së qëndrimit në Angli duke parë refuzimin e kërkesave për azil ose mos mbështetjen nga shteti ata bëhen kontingjent rekrutimi i këtyre grupeve kriminale që veprojnë në Britani”, tha avokati në A2 CNN.

Duke iu referuar fëmijëve shqiptarë, avokati Hasani theksoi se bëhet fjalë për fëmijë nga mosha 12-17 vjeç, një pjesë e të cilëve ka shkuar ilegalisht në Angli edhe me bekimin e familjes për shkak të kushteve të jetesës.

“Bëhet fjalë për fëmijë nga mosha 12-17 deri 18 vjeç sidomos nga adoleshentë mosha 15-16 vjeç që vijnë nën bekimin e grupeve kriminale që i rekrutojnë në Shqipëri më herët ose një pjesë dërrmuese ata që i janë larguar me bekimin e familjeve të tyre për një jetë më të mirë në Britani. Të gjithë këta fëmijë vijnë në mënyrë ilegale në Britani. Një pjesë vijnë në Britani me borxhe dhe ata që i sjellin duan të paguajnë borxhet dhe punojnë në shtëpi bari”, deklaroi avokati në A2 CNN.

Sipas tij, janë 142 fëmijë shqiptarë të zhdukur, për të cilët shërbimet sociale dhe familjet ku ata strehohen janë të detyruar të informojnë policinë.

“Ka vite që fenomeni i zhdukjes së fëmijëve shqiptarë në mënyrë misterioze nga vendet ku strehohen nëpërmjet shërbimeve sociale, pasi mbërrijnë në Britani dhe kërkojnë azil është shqetësues tani në Angli. Qeveria konservatore u mundua të marrë masa që fëmijët të gjendet dhe të kthehen në shërbimet sociale por ky problem 142 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga shërbimet sociale që nuk kishin asnjë kontakt me këta fëmijë. Ka edhe fëmijë nga vende të ndryshme të botës që kanë ardhur në Britani në moshë të vogël dhe janë strehuar në shërbimet sociale. Rreth dy mijë fëmijë që Ministria e Brendshme nuk ka kontakt të drejtpërdrejt me ta dhe fëmijët po zhdukeshin nga hotelet e qendrat ku strehoheshin pa lënë gjurmë”.

Pavarësisht këtyre shifrave, ai thekson se ka një tentativë për të mos e bërë të bujshme këtë situatë duke dhënë numër të ulët.

“Nëse ky fëmijë largohet nga shtëpia apo familja ku janë vendosur atëherë shërbimet sociale dhe familjet ku jenë strehuar janë të detyruar të raportojnë në polici dhe policia është e detyruar ti kërkojë ata. Është parë një tentativë për të mos e bërë shumë të bujshme këtë situatë dhe shërbimet sociale dhe Ministria e Brendshme paraqesin një numër të ulët të këtyre rasteve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos