Fermerët e Leshnicës: Rrushi i importit po lë në vreshta prodhimin vendas

Nga Gazment Janku
6 Tetor 2025, 11:10 | Aktualitet

Ashtu si në shumë produkte të tjera bujqësore edhe rrushi i importit duket se po lë pa shitur prodhimin vendas. Fermerët e vreshtave në Leshnicë shprehen se këtë vit prodhimi nuk po tërhiqet dhe një nga shkaqet kryesore është çmimi i ulët me të cilin ky produkt bujqësor vjen nga jashtë kufijve te vendit.

Leshnica një ndër fshatrat që njihet në juglindje për prodhimin e rrushit dhe cilësinë e lartë të tij, këtë vit kjo kulturë duket se po has vështirësi në shitje. Fermerët shprehen se kërkesat thuajse kanë rënë fare krahasuar me më parë.

Fermerët japin edhe arsyet sipas tyre se përse është kjo situatë.

Në të tilla kushte fermerët detyrohen që prodhimin e rrushit ta bëjnë raki dhe verë, por edhe këto prodhime duket se do t’i falin.

Ashtu si çdo vit Apeli i shkon institucioneve që të ndërhyjnë për të mbështetur prodhimin vendas, në mënyrë që puna dhe djersa e fermerëve të mos shkojë dëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos