
Një fokë e ngordhur është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Orikumit.
Kanë qenë peshkatarët e zonës ata që kanë vënë re praninë e gjitarit detar të ngordhur në vijën bregdetare, shkruan A2.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngordhjes së fokës, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë rastin.
Fokat në gjirin e Vlorës konsiderohen specie të rralla dhe prania e tyre në këtë zonë është e rrallë, ndaj raste të tilla tërheqin vëmendjen e banorëve dhe specialistëve të mjedisit. (A2 Televizion)