Nuk ndalet rrëshqitja masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet lëvizja

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 19:39 | Aktualitet

Nuk ndalet rrëshqitja masive e dherave në aksin Qukës-Qafë

Nuk ndalet rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. A2 CNN raporton se një tjetër  rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në lotin e dytë të këtij aksi rrugor.

Një masiv i madh dheu dhe gurësh ka bllokuar tërësisht lëvizjen e mjeteve.

Nuk ndalet rrëshqitja masive e dherave në aksin Qukës-Qafë

Aktualisht në zonë po punohet për pastrim, por burimet për A2 CNN thonë se sonte është e pamundur që rruga të hapet për automjetet pasi është bllokuar në të dyja senset.

Nuk ndalet rrëshqitja masive e dherave në aksin Qukës-Qafë

Policia në këto momente ka bllokuar edhe rrugën në Pllocën e re, duke i drejtuar në segmentin e vjetër për shkak se rreziku është evident edhe në vende të tjera të aksit për rrëshqitje.

Deri në momentin e zgjidhjes së problematikës, rruga do të jetë e bllokuar. Me këtë devijim, pamundësohet edhe lëvizja për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë patur informacion.
Rruga e re Qukës - Qafë Pllocë është tanimë e bllokuar dhe po përdoret aksi i vjetër rrugor. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos