"Situata në Gjirokastër e pafalshme"- Tanja Porja: Qendra ciklonare ishte në Bosnjë

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 21:16 | Aktualitet

Meteorologia Tanja Porja, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “është e pafalshme” që Gjirokastra të ketë problematika me aq rreshje shiu.

“Është vetëm fillimi për zonat jugore dhe juglindore. Presim që Gjirokastra të ketë problematika, rreshje të shtuara, prurje të shtuara sikundër edhe pjesa më e madhe e lindjes dhe juglindjes. Jo të gjitha fenomenet atmosferike janë fatkeqësi natyrore. Në fatkeqësi natyrore i shndërron dora e njeriut. Bazuar në historikun mbi 20-vjeçar të rreshjeve me intensitet të lartë dhe të përmbytjeve, ka ndryshuar sasia e rreshjeve. Nuk vijnë rreshjet me një ligjësi të caktuar. Vijnë rreshjet e një muaji dhe meqë Gjirokastrën kishim raportimin e fundit, kanë rënë vetëm 163 mm deri në këto momente që flasim dhe pritet edhe diku te 80 mm të tjera. Kjo është sasia normale e rreshjeve për qytetin e Gjirokastrës në muajin janar, është rreth 280 mm. Pra, nuk është asgjë 163 mm. Gjirokastra është, ka ekzistuar aty dhe ka përballuar reshje mjaft më të larta. Në datën 11 ne presim largim të rreshjeve nga territori. Ka dhe pakësim nesër e pasnesër. Intensiteti i lartë i rreshjeve është sonte”, tha Porja.

“Reshjet nuk vijnë më 10 ditë apo 12 ditë me rreshje në janar dhe shpërndajnë këtë 200 apo 300 mm e normës mujore. Ne po shohim që 80 apo 90% të rreshjeve mujore të Gjirokastrës kanë rënë dje dhe sot. Do të bien edhe nesër dhe pak në fundjavë. Puna që duhet bërë është kolosale sepse ka disa zona të cilat kanë punuar dhe efektet ne i kemi parë, domethënë produkti i këtyre punëve të bëra mirë i kemi parë. Por, Durrësi dhe Lezha besoj që kanë nevojë për ndërhyrje kolosale territoriale. Edhe Vlora po ashtu. Ndërsa ajo e Gjirokastrës për shembull është e pafalshme. Sepse Gjirokastra me aq rreshje shiu, që vërtetë janë rreshje intensive, por Gjirokastra është një zonë e cila merr 200-300mm, pra merr sasi të jashtëzakonshme rreshjesh, nuk mund të jetë Gjirokastra me shumë përmbytje. Sigurisht që përrenjtë duhen mirëmbajtur. Në fakt, fatkeqësia natyrore e kishte qendrën në Bosnjë, pjesërisht në Mal të Zi dhe pjesërisht në Serbi. Ne ishim vetëm në periferi. Pra, larg qoftë të ishim ne në epiqendër të kësaj qendre të fuqishme ciklonare, e cila ka prodhuar rreshje të llatarshme për Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi deri dje, ndërsa dje dhe sot rreshje të dëndura dëbore dhe ne e dimë që rajoni është i gjithë i përfshirë”, shtoi meteorologia Tanja Porja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos