Gjobiten tregtarët e tregut të shumicës në Korçë, ndëshkimet shkojnë deri në 2 milionë lek të vjetra

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 11:51 | Aktualitet

Gjobiten tregtarët e tregut të shumicës në

Tregtarët e tregut të shumicës në qytetin e Korçës janë gjobitur ditën e sotme, me gjoba që kanë shkuar deri në 2 milion lekë të vjetra.

Të kontaktuar, tregtarët thane se ka qenë një grup i kontrollit në territor nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve të cilët këtë mëngjes kanë ushtruar kontrolle dhe kanë vendosur 5 gjoba të këtij niveli financiar.

Sipas tyre, gjobat kanë ardhur pasi një pjesë e mallit të tyre, të cilët e kanë blerë nga fermerët, ka qenë pa faturë tatimore.

Kontrollet nga kjo task forcë kanë vijuar edhe në tregje të tjera e jo vetëm të qytetit të Korçës, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos