Rama: Ata që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%, do t’u konfiskohet i gjithë ndërtimi

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 19:19 | Aktualitet

Rama: Ata që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%, do t’u

Kush shkel lejen e ndërtimit me 2% të kufijve të lejes, do t’i konfiskohet i gjithë ndërtimi. Është ky një tjetër paralajmërim i kryeministrit Edi Rama në reformën për mbrojtjen e territorit gjatë takimit me deputetët dhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

 “Kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me 2% të kufijve të lejes. 2% është krejtësisht e arsyeshme që është edhe në vende të tjera të botës, por kur ky 2% kapërcehet, kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese. Paligjshmëria është e plotë sepse shkelje në ndërtim dhe ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në dyert e shtetit”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit njoftoi edhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

“Do të procedojmë më pas në vijim paralelisht me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit si një agjenci me shtrirje në territor dhe me përfaqësi në çdo rajon. Të gjitha bashkitë do ta kenë më të lehtë për sa i përket planifikimit dhe zhvillimit të territorit, gjë që do t’i ndihmojë shumë bashkitë e vogla sidomos”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos