Policia kufitare në zonën e Tushemishtit i ka ardhur në ndihmë dy turistëve holandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë në momentin që i kanë parë.
Turistët patën probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.
(A2 Televizion)