Kjo e martë shënon ditën e parë me temperaturë maksimale 40 gradë celsius në vendin tonë, sipas parashikimit të meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja.
Sipas të dhënave, kulmi i të nxehtit do të ndjehet në qarkun e Beratit, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të përjetojë temperatura vetëm 1-2 gradë më të ulëta. Edhe mëngjesi ka nisur me vlera më të larta se zakonisht, duke shënuar nga 13-14°C në zonat malore deri në 24°C.
Gjatë paradites, moti paraqitet i kthjellët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare priten vetëm në zonat verilindore rreth mesditës, shkruan A2 CNN.
Era do të fryjë me intensitet mesatar, kryesisht nga perëndimi, pa sjellë ndryshime të ndjeshme në ndjesinë e të nxehtit. (A2 Televizion)