Gjykata Kushtetuese, e pranishme në Konferencën Botërore për Drejtësinë Kushtetuese

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 12:12 | Aktualitet

Gjykata Kushtetuese, e pranishme në Konferencën Botërore për

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga Kryetarja Holta Zaçaj dhe gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi, mori pjesë në Kongresin e 6-të të Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese (WCCJ).

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori pjesë në këtë Kongres në dy cilësi, si kryesuese e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) dhe si anëtare e Byrosë drejtuese të WCCJ.

Kongresi u parapri nga takimet e grupimeve të organizmave aderuese dhe, në cilësinë e Kryetares së Konferencës Europiane, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Holta Zaçaj drejtoi takimin e grupimit rajonal të gjykatave kushtetuese evropiane, si dhe e përfaqësoi këtë grupim rajonal në takimin e Byrosë drejtuese të Konferencës Botërore, shkruan A2.

Gjatë takimit të grupimit të gjykatave kushtetuese evropiane, Kryetarja Holta Zaçaj bëri një prezantim të veprimtarisë së deritanishme të CECC nën kryesimin e Shqipërisë, drejtoi diskutimet si dhe mori qëndrimet e gjykatave pjesëmarrëse rreth çështjeve për të cilat grupimi rajonal CECC shprehet dhe voton në Byronë drejtuese të Konferencës Botërore.

Në vijim të këtij takimi, Kryetarja Zaçaj mori pjesë dhe përfaqësoi Konferencën Evropiane në Byronë e Konferencës Botërore, duke përcjellë qëndrimet dhe vendimmarrjen e gjykatave evropiane.

Byroja drejtuese e Konferencës Botërore mori vendime me natyrë organizative, si dhe në lidhje me kërkesat dhe propozimet e adresuara nga grupimet në përbërje të saj.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori pjesë në takimin e grupimit të gjykatave kushtetuese frankofone ACCF, duke qenë edhe anëtare e Byrosë drejtuese të kësaj Shoqate.

Nën temën kryesore të këtij Kongresi “Të drejtat e njeriut të gjeneratave të ardhshme”, gjykatat pjesëmarrëse trajtuan dhe analizuan në kontekstin e drejtësisë kushtetuese dimensionet individuale dhe kolektive të drejtësisë ndërmjet brezave, të tilla si ruajtja e mjedisit dhe e burimeve natyrore, mbrojtja e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, aksesi në njohuritë shkencore dhe teknologjitë e reja, si dhe pavarësia gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos