Greta Thunberg vjen sot në Tiranë në protestën për Palestinën: Gaza në fazën e pestë të kequshqyerjes, bota të zgjohet!

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 10:04 | Aktualitet

Greta Thunberg vjen sot në Tiranë në protestën për

Aktivistja me famë botërore, Greta Thunberg, do të vijë ditën e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet për Palestinën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thunberg përmes një njoftimi, ku fton qytetarët që t’i bashkohen protestës në orën 18:00 në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Ajo tha gjithashtu se palestinezët në Gaza kanë hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes, teksa shtoi se vota duhet të zgjohet dhe të zgjedhjë anën e duhur të historisë.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, ka njoftuar Thunberg, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos