“Ju jeni sytë dhe veshët e popullit”, Ambasada Amerikane, takim me gazetarët

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 12:07 | Aktualitet

“Ju jeni sytë dhe veshët e popullit”, Ambasada Amerikane,

Ambasada Amerikane në Tiranë, në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, organizoi një aktivitet të posaçëm për të promovuar vlerat themelore të demokracisë amerikane, me fokus të veçantë në lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë.

Gazetarët patën mundësi të diskutonin në një lidhje të drejtëpërdrejtë me reporteren politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, shkruan A2.

"Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit", lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos