2 lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 08:52 | Aktualitet

2 lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda dhe ku

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Po ashtu, epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë mes Tiranës dhe Krujës, ndërsa thellësia fokale e tij ishte 5 km, raporton A2 CNN.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është 'goditur' nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

2 lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda dhe ku (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos