Pas votimit të qeverisë në Parlament, kryeministri Edi Rama ka marrë urimet e para nga liderët ndërkombëtarë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka uruar Ramën përmes një mesazhi në rrjetin social ‘X’.
“Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën”, shkruan Zelensky.
Lideri ukrainas më tej i uron Ramës sukses në përmbushjen e objektivit kryesor të Shqipërisë, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
“I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen e sigurt e të begatë të kombeve tona në një Evropë të bashkuar e të fortë.” (A2 Televizion)