
Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Rrahman Demaj, ka denoncuar situatën e krijuar në zonën e Zapodit, ku si pasojë e shembjes së rrugës janë izoluar disa fshatra.
Nga Zapodi i Kukësit, Demaj ai ka deklaruar se mungon reagimi i institucioneve shtetërore, pasi në terren nuk ka asnjë makineri që të punojë për riparimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal, shkruan a2 CNN.
Ai i ka bërë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme në këtë zonë, me qëllim rregullimin e rrugës dhe hapjen e qarkullimit.
(A2 Televizion)