
Emergjencat Civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi janë duke monitoruar në terren situatën e krijuar nga reshjet, raporton A2 CNN.

Ata janë përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit, ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.

Reshjet tashmë po bien me intensitet të lartë duke e bërë situatën alarmante.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )