
Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.
Përmes një njoftimi, Bashkia Tiranë i kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, Bashkia bën të ditur se ekipet e tyre do të jenë në terren për çdo situatë dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo problem.
Njoftimi i Bashkisë Tiranë:
Gjatë natës së sotme dhe ditën e nesërme Tirana do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.
Ju lutem, tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë.
Për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112. (A2 Televizion)
