Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, shtohen përforcimet në radhët e efektivëve

Nga A2 CNN
4 Janar 2026, 13:26 | Aktualitet

Është përfshirë nga tensionet protesta e “Shqipëria Bëhet”, teksa efektivët e policisë së shtetit janë përleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë.

Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, shtohen

Ndërkohë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj është shprehur se efektivë të veshur civilë u kanë bërë foto protestuesve që më pas t’i arrestojnë.

“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë. “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha Lapaj, përcjell A2 CNN.

Ndërkaq protestuesit kanë ngritur çadra në bulevard, përballë godinës së qeverisë.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos