
Dështim të institucioneve e ka cilësuar kryetari i Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Durrës, Shyqyri Myrtollari, situatën nga përmbytjet në këtë qark. Përmes një video live nga rruga Azem Hajdari, ai ka akuzuar kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, për gënjeshtra dhe neglizhencë në menaxhimin e situatës së përmbytjeve.
Myrtollari deklaroi se ka pasur edhe një debat me kryebashkiaken, e cila e ka quajtur gënjeshtar për deklaratat se hidrovori nuk ka funksionuar.
Gjatë fjalës së tij, Myrtollari u shpreh se realiteti në terren dëshmon dështimin e institucioneve vendore për të përballuar situatën, ndërsa qytetarët janë lënë pa zgjidhje dhe pa përgjigje konkrete.
Kryetari i FRPD Durrës bëri thirrje për protestë, duke njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë mobilizimi qytetar kundër papërgjegjshmërish dhe dështimit të qeverisjes vendore.
(A2 Televizion)