Moti i keq, ministrja Balluku tregon si është situata në Aeroportin e Rinasit: Ka vonesa ose shmangie të uljes së avionëve

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 17:08 | Aktualitet

Moti i keq, ministrja Balluku tregon si është situata në

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim të Ministrisë, lidhur me situatën në Aeroportin e Rinasit, teksa moti i keq ka pushtuar vendin.

Në njoftimin e ndarë nga Balluku thuhet se operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente, shkruan A2 CNN.

Po ashtu në njoftim thuhet se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes së avionëve.

Sipas njoftimit, ‘shërbimet e lundrimit ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim’.

“Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes. Shërbimet e lundrimit ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim”, thuhet në njoftimin e ndarë nga Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos