Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

Nga Edi Ruçi
7 Janar 2026, 16:12 | Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në

Problematike paraqitet situata në Novoselë, ku niveli i lumit Vjosë ka arritur në kuotën 8 metra, ndërkohë që mbi kuotën 8.5 metra, Vjosa nis përmbytjen e zonave përreth, duke shtuar ankthin e frikën e banorëve.

A2 CNN raporton se situata vijon të mbetet shqetësuese, pasi prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë ende të larta.

Gjendja paraqitet e pafavorshme edhe për shkak të erës bregdetare, e cila ka krijuar pengesa në derdhjen e lumit në det, duke rënduar më tej situatën hidrike.

Banorët e zonave të prekura shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe, sipas tyre, nuk janë marrë masa konkrete për parandalimin e përmbytjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos