Papa Leo XIV i dërgon letër Kryepeshkopit Joani, zbulohet mesazhi për kreun e Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 14:45 | Aktualitet

Papa Leo XIV i dërgon letër Kryepeshkopit Joani, zbulohet mesazhi

Papa Leo XIV i ka dërguar mesazh përmes një letre Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joanit (kreut të Kishës Ortodokse shqiptare).

Në letrën e tij, Papa Leo XIV e ka falënderuar Joanin për pjesëmarrjen e tij në 18 maj në Vatikan, në liturgjinë solemne pas përurimit të shërbesës së tij si Peshkop i Romës.

Ai shton se vizita e Joanit në Vatikan ishte një shenjë treguese e vëllazërisë së krishterë dhe e unitetit të besimit, shkruan A2 CNN.

Letra e Papa Leo XIV për Fortlumturi Joanin:

Fortlumturisë së tij, Joanit,

Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Këto ditë, pas përurimit të shërbesës sime si Peshkop i Romës dhe Pasardhës i Pjetrit, po ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen e thellë për afërsinë tuaj vëllazërore dhe për dashurinë që treguat kur morët pjesë, bashkë me delegacionin tuaj të nderuar, në Liturgjinë solemne në Vatikan, të dielën, më 18 maj. Pjesëmarrja juaj më preku thellë, sepse është shenjë treguese e vëllazërisë së krishterë dhe e unitetit të besimit.

Si një bashkëshërbëtor në vreshtin e Zotit, ju kërkoj me dashamirësi të vazhdoni të më mbështesni përmes lutjeve tuaja, që Perëndia i Plotfuqishëm të më forcojë t’i shërbej atij dhe popullit të tij të shenjtë. Ndërsa dëgjojmë së bashku se çfarë i thotë Shpirti i Shenjtë kishave (Zbulesa 2:7), le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve, duke iu bindur vullnetit të Zotit Jisu ( Jn. 17:21), dhe të punojmë së bashku në mënyrë më të frytshme për pajtim dhe harmoni në botën tonë të përçarë.

Me këto ndjenja, vëlla i dashur, ju përqafoj ngrohtësisht me gëzimin dhe paqen e Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Vatikan, 17 qershor 2025

Papa Leo XIV i dërgon letër Kryepeshkopit Joani, zbulohet mesazhi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos