Përmbytjet në Durrës, ministri Vengu jep detaje: 8 mjete dhe 23 forca në terren për përballimin e situatës!

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 16:38 | Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, ministri Vengu jep detaje: 8 mjete dhe 23

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se 23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile janë angazhuar në Durrës për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu ka shkruar se në operacion janë angazhuar edhe 7 motopompa, prej të cilave 4 me kapacitet të lartë, përcjell A2 CNN.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se mjetet po operojnë në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës–Tiranë dhe në rrugën e Burgut për menaxhimin e situatës në terren.

Postimi i Pirro Vengut:

23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile janë angazhuar në Durrës për përballimin e situatës së përmbytjeve, me 7 motopompa në operacion, prej të cilave 4 me kapacitet të lartë.

Mjetet po operojnë në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës–Tiranë dhe në rrugën e Burgut për menaxhimin e situatës në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos